>
LETERSISHQIP

Nuk Di Në Të Ka Zënë Malli

Nuk e di, në të ka zënë malli,
Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,
Qiejt ulërijnë e çahet mali,
Më dhëmbin rrufetë.

Nuk e di, në të ka zënë malli,
Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,
Me muzën piqem në shkëndija stralli,
E digjem fletë më fletë.

Nuk e di, në të ka zënë malli,
Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,
Dashuri e pa mundur, pre e një djalli,
Me heshta godet.

Nuk e di, në të ka zënë malli,
Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,
Unë pres stuhija të ndali,
Të qetësohet ky det.
New Jersey