>
LETERSISHQIP

Sa Dua Ty Të Të Harroj

Sa dua fjalët të t'harroj,
Dhe ato puthje, ledhatime,
Portretin tënd të t'vizatoj
Tingujt e zërit gjithë kumbime.

Sa dua sytë të ti harroj,
(Të mos shoh magji kjo do të thotë )
Në varkën tënde të lundroj,
Nën sytë e hënës dritëplotë.

Sa dua emrin të t'harroj,
Kur ta dëgjosh kokën mos kthesh,
Gjersa gjithë malli të më kaloj,
I fshehur të mbesë në gërma resh.

Sa dua ty të të harroj,
Të harroj me ty dhe veten time,
Mbi copëza yjesh kalëroj,
Të të gjej tek lind në perëndime.
New Jersey