>
LETERSISHQIP

S'të Pret Njeri

Qetësi që rrënon dashurinë,
Për të të patur pranë,
Thyhet mërgimi i shpirtit, e lutet,
Në botën e akullt,
Që klith ngadalë,
Kërkon pak cak të futet.

Një portë e shurdhët s'hapet,
Troket i vdekur,
Vazhdimisht troket,
Përplasesh gjithkund,
Por vetëm dera s'don të hapet,
Rrënkimet shpirti shkund.

S'do të ishte më mirë,
Të digjeshim vetë,
Sesa ditët tona,
Pa një shkak,
Vetë era e djegur do t'na zërë në fyt,
E kushedi në ç'djall na flak.

Në s'u haptë, kurrë ajo derë,
Në anën tjetër,
S'të pret më njeri,
Unë lotët i kam, për ata që më duan,
Gjynjëzohem për Zotin,
Dhe për dashurinë.