>
LETERSISHQIP

Fluturo Shqipe Fluturo

Moj Shqipëri,
Moj dritë e syrit,
Ca të deshën,
E ca, s'të deshën,
Sa shumë herë,
Nuse të veshën,
Dhe t'pa fytyrë,
Prap të zhveshën.
Ca të dhanë,
Fishek në pajë,
Nderin ta ngritën në majë.
Ca të ulën,
E dot s'të shkulën,
Të përplasën gjithandej,
Të kafshuan,
Si çakenj.
Trimat të dhanë,
Shumë vlera,
Të zinjtë e korbit,
Të nxorën tek dera,
Kanë pështyrë,
Ca të ndyrë,
Në fytyrë,
Janë lëtyrë.
Shpirtin kanë,
Të zi katran,
Se di dheu,
Si i mban?!
Kush të deshi,
S'të harron emër,
Gdhëndur kanë,
Shqipen në zemër.
Por të ligjtë,
Kanë kusure,
Emrin tradhëtarë,
Ti ja u vure,
Kush kërkoj,
Të të ç'nderojë,
Plumbin nxehtë,
Mori në gojë.
Se Shqipe malit,
S'qëndron përdhe,
Por qiellit,
Të fluturojë,
Mbi re.

Le ta dijë,
Ai që t'qesh,
E kush tallet,
Vesh më vesh,
Se Shqipen,
Kemi midis nesh,
Kryelartë si burrnesh.

Asnjëherë dhe askush,
Se ndynë dot,
Shqiponja do rrojë,
Për jetë e mot,
Se ka zot.
Ashtu siç zemra,
Na e do,
Fluturo Shqipe,
Fluturo.
New Jersey, April 2020