>
LETERSISHQIP

Më Vjen Keq...

Më vjen keq që humba një mik të mirë,
U shkëput si krahët e një peme pas një vetëtime,
Thërimëza për zogj u bënë kujtimet, për dreq,
Sa u trishtua bota ime.

Sa I çuditshëm është njeriu,
Herë I pa shpresë, po herë dhe lumtur,
Por qënia ime tani kërkon ndjesë,
Për pjesën e humbur.

Më vjen keq që humba një mik të mirë,
S'munda ta mbaj e lash të ik sa më larg,
Drejt qiejve më niset një pshehrëtimë,
Ndërsa mundohem ti thur veç një varg.