>
LETERSISHQIP

Ajo...

Ajo,
ecte buzë rrugës me sytë e ndrojtur,
si të zogut,
sapo çelur guaskës së sëmës,
Ecte,
dhe në mimikën e saj të porcelantë qumësht,
sec ishte një buzëqeshje,
që rrëmbente erën dhe e pushonte, duke e vënë në gjumë,
Hapat e saj,
shtronin ylberë të gjelbërt si bari I prillit të paduruar stinës,
Ndërsa zemra e saj,
trokitjet I kishte si të trokut kalë të bardhë fushave duke harbuar,
Dhe në buzë, vetëm në buzë,
kishte puthur pak diell,
nga të lules që donte aq shumë.
Ja,
ajo ecte rruges me sy të ndrojtur,
dhe brënda shpirtit mbante dashurinë e miljona yjeve të jetës.