>
LETERSISHQIP

Thonë...

Duke qëndruar butë në shtraitin prej mëndafshi të bardhë,
në shtraitin e djelltë,
në shtraitin plot ëndrra,
përpoqi të zgjatej,
të shkundte trupin e mbledhur gjatë kohe,
dhe me buzë,
e me pak frymë,
filloi të prek,
atë që do ta mësonte të shihte më qartë, prevazit ku ishte liria,
të kapërcente një tjetër jetë,
një tjetër nocion,
një tjetër trajtë,
të endej në qiell pa fjetur,
diku,
pa parë më parë,
pa imagjinuar se ç'është në të vërtetë ajo liri.

Dhe
uau..
Krahët hapi,
dhe një ngjyrë e zjarrit të ndezur u shqua,
bashkë me të floririt prej hëne të virgjër
që ende s'kish puthur natën,
U çel si një magji,
teksa krahët e ngjitën lart dhe shumë larg e shpunë..
Thonë që ishte flutur zjarri...