Arjana Fetahu Gaba Poezi
Arjana Fetahu Gaba

Hënë Moj

Mi puth lotët,
hënë,
ata m'vijnë nga zemra,
qënien time,
thyen rëndë.

Porsi eshkë, degë e tharë,
më kanë shkundur,
zhveshur syrit,
sa kam qarë,
si kam mundur.

Rruga ime mbeti shkret,
edhe nata,
yjet pret,
si ka parë,
në t'vertetë.

Mi puth lotët,
hënë,
sa kam pritur,
dhe drobitur,
sa jam zënë,
për një dashuri,
t'pamundur,
sa jam shtënë.

S'jam si ti,
më puth moj hënë,

Hënë,
më jep pak hua,
buzët e tua,
ti them djalit,
se se dua.

Më jep dritën,
në shpirt t'vendos,
ti them mos qaj,
e mos marros.
Të mos qaj,
s'ka me vaj,

Rri prane meje,
mos m'u ndaj,
mos u fsheh,
dhe më mbaj,
unë kam ftohtë,
por jo faj.

Trupi mardhur,
qielli i hapur,
në k'të botë.
sa shume lot.
i kam mbajtur si të ngrira brenda,
e s'duruan dot.

Më shëron e kripur e vajtit,
tek rreshket mbi faqet prush,
unë prap dridhem, hëna ime,
ndaj më rri si shall në gushë.

- Poezi nga Arjana Fetahu Gaba



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0