>
LETERSISHQIP

Fry Moj Erë Fry

Fryn kjo erë e shpërndan gjethet,
Mendimet më shkuan tek ty,
Rrugëve si gjethe u enda pas teje,
Fry moj erë fry.

Me sheh të humbur por, mos ki dert,
Se mangunt vetëm ty të kam,
Unë flas me erën se ti s'më je,
Të m'bësh të lumtur kur s'jam.

Ti mos u ndal aspak për mua,
Sa të mundesh, vazhdo më shty,
Se zemrën time e kam gjysmuar,
Fry moj erë fry.

Në rrugë mungojnë kalimtarët,
Toka pa ujë, veç plasaritje,
Çdo gjë pret që të ndërrojë,
Dhe unë si to, jam në pritje.

Kjo mbasdite e vetmuar gri,
Duket sikur të solli ty,
Në janë zhurmat që bën era,
Or dita që po mbyllë një sy.

Ndër gishta shpurpuris flokët,
Era solli shiun, më shkundën të dy,
Të virgjera po prap mbetën me thurëndërrat,
Fry moj erë fry.