>
LETERSISHQIP

Jam Zonje E Tokave Te Mija

Kur kalova mbi tokën time të vjedhur tinzërisht,
Në trup, se di nga me erdhi një e nxehtë,
Ullinjtë gjelbëronin dëshpëruar e qanin,
Një këngë vaji, sajdisur me dert.

Në varrin e gjyshit, që mezi munda ta gjeja,
Një gjysëm guri I trishtë nën ulli,
Sikur të ngrihej të shihte gjithçka shkretuar,
Mesiguri ai do te vdiste, përsëri.

Dhe unë që jam këtu, erdha pa ftuar,
Në tokat që gjyshërit lanë me gjak,
Në trarët e djegur si në një legjendë është dëshira,
E një populli, që kurrë s'mori dot hak.

Mes gjurmëve që me kot mundohen ti fshehin,
Një ëndërr çdo ditë lind dhe një shpresë,
Në lutjet e shpirtrve të gjellë e të vdekur,
Asgjë kaq lehtë s'mund të vdesë.

Erdha të të shoh Çamëria ime,
Tumankuqja unë nga Shqipëria,
Unë s'jam e vetme, por jam aq shumë,
Jam zonjë e tokave të mija.
April 22, 2019