>
LETERSISHQIP

Rrethi Cirkuit

ti je po aq unë
sa je gjithë ç'urren më tepër.
unë jam po aq ti
sa ç'jam dhe rrethi cirkuit i vdekjes.
sa ç'jam pemtim shkruar mbi brymën e ngrirë agsholit.
kristalet formojnë emrin tim
çdo molekulë e imja është e njëjtë
me atë të lirisë dhe qiellit
nga ku jam bërë shëmbëllim.

shumë e hutuar ër ta kuptuar

jam një me gjithë ç'luftoj dhe gjithë ç'i fshihem
jam një me ty që të fitoj dhe të humb
në një poker klasik deliresh
sipas tekave të thëllimit tim
dhe oreksit seksual të gjymtyrës tënde gjinore.
mendimi im
jam mendimi im shtazarak
pa digën e huajtur të grisë së veshur
jam mendimi im që hest dhe toksikon
qelizat e mia të poshtëruara.

ti je unë
po aq sa unë s'dua të jem ti.
sillesh me mua
ekzaktësisht siç sillem unë me veten time
në emër të dënimit të madh hyjnor
dhe flijimeve për mëritë
që i mbaj vetes
porosis gjëmat që më sjell kaq papritshëm
në një manual të pashkruar që të dftoj çdo ditë
faqe më faqe.

dhe do të isha mësuar
për at'Zot do të isha mësuar t'më dashuroja
pa neuronin përgjatë palcës së qullët të vetëdijes
dhe pa sytë do të qe çdo gjë më e lehtë
pa gjuhën shijuese
në nofullat bluese që më shtyn drejt
patosit tënd të çmendur.

tetor 2010