Ka shumë ditë që pikëllimi më mban si një sëmundje e rëndë që bar nuk ka e s`më le të jetoj ka shumë ditë që rrugët përherë na janë nda e ditët e mija netët e mija kot unë i harxhoj
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje o më beso se faj nuk kam që forca po më le se çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri
Edhe një herë o veç edhe një herë këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj edhe një herë o veç edhe një herë gjakun o prapë ta ndez veç një mëngjes me ty ta pres
Edhe një herë o veç edhe një herë të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë vetëm edhe një herë
Diçka e rëndë sikur hyri në mua më shtrëngon e po dhemb ma mori sigurinë nuk jam i njëjti ai njeri dhe çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe ëndrrat për dashurinë
Edhe një herë o veç edhe një herë të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë vetëm edhe një herë
Se ka shumë ditë që pikëllimi më mban si një sëmundje e rëndë që bar nuk ka e s`më le të jetoj faj unë nuk kam që forca mua më le
e s'mund të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
edhe një herë, edhe një herë
Armend Rexhepagiqi - Edhe Një Herë Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Edhe Një Herë".
3. Video është e këngës "Edhe Një Herë", por nuk këndohet nga Armend Rexhepagiqi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.