TEKSTESHQIP

Arnisa Malsiu
Globi Im
Lyrics

Globi Im
Ora parë s'apo ka nisë
Hyri mësuesja e gjeografisë
Mban ditarin dhe një shkop
Ndorën tjetër kish një top.

Kështu menduam të gjithë tok
Qeshi m'suesja me zë plot
Fëmij të dashur,ky s'është top
Ky është bota, quhet glob.

Refreni
O sa bukur duket tash
E gjithë bota hyri n'klasë
Male, dete plot natyra
Kontinente ngjyra ngjyra
Rrumbullak po sillej bota
Por Shqipëria e ndarë copa
Mësuesja jonë me na tregu
kur k'to pjesë kan me u bashku.

Spjegon mësuesja e gjeografisë
Kjo është çështje historisë
Pas një kohe n'glob të ri
Do ta kemi një Shqipëri.

Bota sillet Globi s'fle
Shpejt do t'vjenë një ditë e re
T'gjithë e duam një Shqpëiri
Të bashkuar n'glob të ri.

M.Mezin
Shkurt 2016