>
LETERSISHQIP

I Vura Zemres

I vura zemrës një gur,
i vura zemrës dy gurë,
shtova dhe tre katër gurë,
më në fund më doli mur…

E ngrita zemrën në dorë,
në rrëbesh e ndënë borë,
ndjeva dhimbje, ndjeva zor,
përfundova: murator!...

Bëra keq? - ngrita një kullë,
gur mbi gur iu qepa, pullë,
tani rri e thith një llullë:
E pse s’ i vura një tullë?!

Them ta vras mendën më gjerë,
t’ i shtoj çimento dhe rërë,
t’ i shtroj drrasa dhe qemer,
dhe të bëhem: kar - pentjer!

DËRGOI: