>
LETERSISHQIP

Ne Bregun E Lumit

Në bregun e lumit,
me flokun lëshuar,
tek mbyt dëshpërimin,
këngës ja merr shtruar.

Pa qëton dhe dallgët
lumë i turbulluar,
shfryn dertet e shpirtit,
tek ja kthen malluar.

Ngashërehet, qan,
zemr’ e përvëluar,
shkëlqen ai lot,
në syrin e shkruar.

Psherëtimë e shkretë,
gjoks i drithëruar,
si rrufe mbi retë,
me rrebesh trazuar.

Oh, ç’na ngushëllon,
moj qofsh e bekuar!
Këngën labërishte xhane,
kush ta ka mësuar?!