>
LETERSISHQIP

Zonjusha Dhe Zoti

Një zonjushe bukuroshe, plot me hire ledhatare,
në një diskutim me Zotin, i drejtohet ashiqare:

«Zot i Madh e i Lëvduar, ti që botën ideove,
me ne, femrat a s’ më thua, Tokën a nuk zbukurove?
Se na bëre kaq të mira, na dhe nur edhe shkëlqim,
po përse kështu veprove, do ma thuash Zoti im?»

Gjegjet Zoti i menduar duke parë në sy zonjushën:
«Po! ju dhashë gjithë ëmbëlsitë, kofshët, belin, sytë dhe gushën.
Sepse kur po gdhendja botën, malet, fushat, retë dhe urat,
thashë: T’ i bëj femrat si yje, që t’ ju dashuronin burrat!»

Rri mendon zonjëzë e këndshme: «Të pyes dhe një gjë tjetër?»
«Fol pa droje bijë e dashur, shprehu xhan!” – thotë burr’ i vjetër!
«Kur na dhe gjithë k’ to lezete dhe çdo gjë stisur me vend,
nuk të lindi hiç dëshira, të na jepje dhe ca mend?»

Kthehet Zoti buzagaz dhe i shkel syrin zonjushës:
«Mirë e the dhe drejtë e ke, ndaj të puth në cep të gushës.
Kur projektoja qytetët, rrugët, lagjet, sheshet, furrat,
thashë: Sikur t ‘ju jepja mend, vallë, do dashuronit burrat?!»
Janninë më 14 shkurt 2018