>
LETERSISHQIP

O Kurbet I Dyte Sa Qenke I Ndyte

Vellezer dhe motra cna gjeti
Per here te dyte filloi kurbeti
Myslimanè e tè krishterè
Po e provojne nje tjeter here
Latè nènè Shqiperine
Si njerkè gjetèt Greqine
Dhe atè e braktisèt
Nè vènde te tjera u niset
Kini qènè tè detyruar
Shtèpitè kishit per te paguar
Se jo greku ua mirte
Edhe rugeve ju nxirte
Duhet durim edhe shpresè
Cdo zanat duhet provuar
Mistri me llac, o farashkè e fshesè
Se shtèpia duhet paguar
Zoti u a bèftè mbarè
Cdo zanat duhet provuar
Sic bèmè kurbetin. e parè
Qè tani e kemi lènduar
Kurbet po tè mallkoj nje tjeter herè
Pèr kurbetllinjtè e mjerè
Qè po gjesdisin shtet me shtet
Kanè ngelur pa identitet
Zoti u a bèftè mbarè
E tè rini me shèndet
Spese populli shqiptar
E ka tradite te vejè nè kurbet