>
LETERSISHQIP

Kartoline (Kujtime Nga Korca)

Korçè bukuroshe, o qyteti im
sot po tè kujtoj, kètu nè mèrgim
je e bukur si njè kartolinè
me turizmin, valbonèn, e mitropolinè
Nga ty o korçè kam shumè kujtime
kur isha i ri, e skisha mendime
pija ujè tè ftohtè, haja fruta e perime
birrè, raki, meze, nè dasma e gèzime
Me shtèpi tè bukura, rethuar anè e mbanè
me lule trèndafila, zvaranike, e jargavanè
e nè oborin me plloça, thanim petka e tèrranè
nè dimèr na shoqèronin bashkè me pastèrmanè
rrugèt tè pastra, me kalldrèm me gurrè
qyteti im i dashur, dhe me shumè kulturè
E gjithè Shqipèria ty tè ka zilinè
pèr arsimin, kulturèn dhe pèr diturinè
e kur nè katedèr, si njè zonjè hipe
dhe hape shkollèn e parè shqipe
Nè hartè ti Korçè, dukesh sa njè gogèl
e turistat tè theshin, je Paris i vogèl
e kur me shoqèrinè, pinim ne republika
Ti Korçè pèr ne ishe Amerika
Pèr ty o Korçè shumè kam vojtur
pèr Skènderbeun, e ushtarin e panjojtur
pèr rrugèt me kalldrèm tè mitropolisè
pèr pallatin e kulturès, e parkun e rinisè
pèr shèntèrjadhèn, mapon kenedenè
pèr borovèn, axhensinè, e, krimenè
pèr korçaret, qè u a kishim zilinè
zbukuronin trikotazhin e robaqepèsinè
Sot mè kujtohet, kètu nè Verona
kur me dashnoren vija ne valbona
e kur me shoqèrinè haja xup ne agimi
pèr ne tè rinjtè ishin ditè gèzimi
Nè dimèr kur nè Korçè binte dèborè
shkisnim me hekurushka orè e pa orè
e çiftet tè lumtur, ziheshin dorè pèr dore
e pinin salep tè ngrohtè nèpèr èmbèltore
Mè kujtohen turistat, qè vinin ne tetkaçi
e futbollistèt, Tole, Xhambazi, Toshi, e Kaçi
e atletet e Korçès, Mekshi, Hanxhara
dhe Pavlina Evro, qè dilte gjithmonè e para
Mè kujtohet pekini, qè ishte afèr bankès
dhe panda, me pisuskat e Peçi bajamkès
e hanim kèrnace, meze, e pinim gota me birrè
haronim tè gjitha hallet
e mernim veten me tè mirè
e tè ecurit zik zak tè njè tè pirit
nè rrugèt e pazarit, e tè kullahirit
Omoj Korçè bukuroshe
tè mbaj mènt qoshe mè qoshe
qè nga parku, birra, radaneci, leshpunuse
je e bukur si njè nuse
I LOVE KORCE