A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

E Vrava Mama

Rrugëve uritur,
E vrava pa mëshirë,
Ai s'më kishte pritur,
E iku në deshirë...

E vrava mama! E vrava!
Me gjak u njollosa duar e fytyrë,
E pështyva, e shava,
Krim edhe mënxyrë...

E vrava llumin, e mbyta,
Pasi më çau zemrën me vite,
Në hijen e tij u zhyta,
Se ti ike e nuk më prite...

Se të vrava bëra pak,
Ti më shkatërrove së gjalli,
Un të derdha veç gjak,
Gjak te zi, djalli...

E vrava e shpëtova paq,
S'bëhej më ai, Njeri!
Bota tij u fik, zemra m’u kënaq,
Se më nuk do më vrasësh me tënden djallëzi...

E vrava mama!!! E vrava!
E vrava më në fund pa meshirë,
E prita, s'erdhi, ndaj e ndava,
I ndar' në copa, dukej dhe më mirë...

T’a marr e t’a gropos,
Sharlatan që s'meriton as varr,
Ndaj të marr e t’a menderos,
T’a djeg, t’a shuaj në zjarr...

Të vrava! Poshtërsirë! Të vrava!
Se meriton ti të rrosh,
Tani të vdekur në dysh të ndava,
Dua zemrën të m’a vërtetosh...

Të hapa kraheruar,
Po c'të shoh!
Zemrën tënde të uruar,
Krahëruar se gjeta, jo...

Edhe më mirë që të paskam vrar',
Se kujt s'do i beje dobi,
Po të lë pa grop e pa varr,
Ti s'meriton as të fundit shenjtëri...

As hi nuk mund të jesh,
Se ajo tokë ku do të leshoj,
Më nuk do të celë,
Më s'do pjellërojë...

Ndaj po të lë të kalbesh mbi dhe,
Laraskat e nepërkat të të hanë,
Të të lë këtu, të të lë atje,
Në këtë tokë pa fund e pa anë...

Askush më mos të të gjej,
Askush! Edhe po të të kerkojë,
Emrin tënd më të mos e ndiej,
Un edhe bota le të të harrojë...

E vrava mama! E vrava...
Po gjëmoj drejt shtigjeve e kokën pas s’e kthej,
Shtigjeve, vrapova, u shpërndava,
Të hodha, e as dua me të të gjej...

- poem written by Arsejda Gjyli


Choose star rating

Rating:  4.1 / Votes cast:  41






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019