>
BIOSHQIP
Biografia
Arsihana Luçi, vajzë nga Shkupi që ishte fituese në edicionin të famshëm “Albanian Star” që promovohet nga Fazli Rexha, tregon të vërtetat rreth edicionit.
Znj. Luçi, tregon që edicioni nuk i mban fjalët të dhëna qe një vit e tepër. Fitueses iu premtua 2 projekte me klipe dhe koncerte nëpër diasporë, por ende nuk janë realizuar fjalët të dhëna nga Fazli Rexha.
Në anën tjetër, pas sqarimit të Arsihana Luçit, përveçse që kishte shumë përkrahje nga njerëzit ndaj Arsihana Luçit, filluan edhe garuesit të tjerë t’i sqarojnë të njëjtat probleme që kishin me “Albanian Star” konkretisht me z. Fazli Rexha.

Për më shumë, ja sqarimi fitueses Arsihana Luçi në rrjetin sociale:
Sapo hapa facebook-un pashë disa “memories” në lidhje me edicionin “ Albanian Star” (në të cilën isha fituese dhe më premtuan 2 projekte me klipe, si dhe 5 finalistëve koncerte nëpër Diasporë!). I cili edicion do ishte pikënisja ime për sa i përket muzikës, mirëpo kujt ia mirrte mendja se as që do mirresha parasysh nëse isha fituese apo jo? Kandidatët tjerë vazhdimisht po punojnë me ”të nderuarin” Fazli Rexha, nuk kam diçka kundër tyre, as që dua të kem, përkundrazi ju uroj fat gjatë rrugëtimit të tyre, sepse ky mesazh nuk do ua ndal suksesin atyre, por këtë temë e përfshiva pasi që fituesja morri vetëm emrin ’Fituese’ dhe asgjë tjetër! #TURP….