>
LETERSISHQIP

Nata Memece

(V. Gërvalla dhe K. Zeka)

Zhgënjimin kohë
E thurin gërshetë

Fishkëllimat
Enden nëpër humburtirë
Asaj nate memece

Korbat hedhin valle

Muzgu i kristaltë
Sjell vdekje
Nëpër rrugët qorre

Orëkeqen
Përflakin bashkë me dhembjen