Më mbaj mend (për 1 muaj)

Art Rushiti
  • Vendlindja:
  • Gjilan 
  • Mosha:
  • 19 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 24 Janar 2002
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  54
Këndon kryesisht: pop

Art Rushiti është këngëtar. Ai eshte gjithashtu influencer e tekstshkrues. Arti që në fëmijëri vuri në pah talentin dhe dashurinë për skenën, muzikën dhe artin në përgjithësi, duke qenë pjesë e shumë programeve shkollore me paraqitje skenike muzikore e vallëzimi modern (edhe në përfaqësim rajonal). U morr me shkrime, poezi, këngë, monologje e interpretime artistike qysh në moshë të herëshme. Vullneti për muzikë nuk iu shua pasi Arti vazhdimisht trajnohej nga profesionistë të kualifikuar muzikorë, gjë që ndihmoi që shpresa mbi shfaqjen e kreativitetit të tij të rrënjëzohej dhe më tej. Ndikimi i tij u zhvillua hovshëm kur artisti u cilësua si i vetmi shqiptar i postuar 2 herë në ueb faqen zyrtare të ikonës së muzikës Beyoncé, ku dhe kjo e fundit iu referua atij me fjalët “Ti je në zemrën time”, poashtu Arti menaxhon fan faqen më të madhe globalisht të Beyonces gjë që bëri familjarizimin e vet artistit me Beyoncen dhe stafin e saj. I denjë e vizionar u shpreh edhe në menaxhim të fan faqeve botërore me mbi 2 milion ndjekësa në Instagram, duke u ndjekur në këto faqe nga Rihanna, Nicki Minaj, Offset etj. Arti influencën e këtyre burimeve të instagramit e shfrytëzoi si urë lidhëse në muzikë si solo-këngëtar. Zëri i tij unik përshtatet plotësisht me zhanrin pop, baladë e R&B, dhe kjo më së miri mund të provohet gjatë performancave ne intervistat e tij por edhe projekteve të ardhëshme profesionale. Debutimet e tij priten të jenë të hatashme siq solli cover-in Hello të Adele me skena vizuele ta llahtarshme dhe me zë shumë unik, dhe vlenë të ceket pasi që këngëtari përpos talentit, përkushtimit, mbanë raporte të afërta me shumë këngëtarë senzacional të estradës shqiptare, duke mos e lërë anash edhe mundësitë e bashkëpunimeve muzikore.

Më datë 11 Shkurt 2020, Art Rushiti publikon videoklipin "Hello".

Më datë 10 Korrik 2020, Art Rushiti publikon videoklipin "Apet". Teksti i këngës u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 12 Nëntor 2020, Art Rushiti publikon videoklipin "Besoni". Teksti i këngës u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga kompania ‘Cinegr8’ në krye me direktorin Valon Aziri.

Më datë 2 Prill 2021, Art Rushiti publikon videoklipin "Mëkate". Muzika e këngës u punua nga Art Rushiti & Bardhi Idrizi. Produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

1

Profili

Spotify

Kanali

Youtube

Instagrami

Zyrtar

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet