TEKSTESHQIP

Arta Babaramo & Tonin Tërshana
Lulet E Dasmës
Lyrics

Një ditë të thoshja: A e mban mend?, E mban mend?
Lulet që çelin kanë emrin tënd, emrin tënd,
Dhe unë të flisja plot dritë në sy
Lule çeli jeta për ne të dy.

Ja k'të të dielë e pritëm shumë, e pritëm shumë,
Një tufë me lule të solla unë, të solla unë.
Për lumturinë flet kjo buqetë
Dhe për rrugët që bashkë do çajmë në jetë.

Do vijnë ditë të tjera,
Por në mes nesh e diela
E re do mbetet përgjithmonë në jetën tonë.

Me dashuri për tokën,
Me dashuri për jetën,
Kjo koha jonë ne do përgjithmonë.