>
BIOSHQIP

Arta Bajrami Së Shpejti Me Videoklip

30-05-2015
Këngëtarja Arta Bajrami pas publikimit të "Provo bitch" nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, por fansat e Artës duhet të bëjnë edhe pak durim pasi ajo shumë shpejt do të vijë me një videoklip të ri.

Kënga e re është baladë dhe është punuar në studion e ArbaSound, ndërkohë që është një nga 10 këngët e albumit të saj më të ri "Victory" i cili do dalë shumë shpejt në treg, raporton teksteshqip.

Pas përfundimit të këngës ajo ka vendosur që ta finalizojë edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur Imagine Films. Arta ka bërë të ditur se në albumin e saj të ri do të ketë 2 balada, pasi publikut të saj i pëlqejnë shumë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta Bajrami Së Shpejti Me Videoklip