>
BIOSHQIP

Arta Bajrami Së Shpejti Me Një Duet

04-06-2015
Këngëtarja Arta Bajrami po na vjen me shumë surpriza për publikun. Kohëve të fundit ajo është duke punuar për albumin e saj më të "Victory" i cili do të dalë në treg shumë shpejt.

Albumi po punohet në studion e vëllaut të saj Don Arbas dhe do të përmbajë gjithsej 10 këngë, prej tyre 2 balada, 1 duet, 2 rnb dhe këngë të zhanreve të tjera.



Arta gjithashtu është duke i finalizuar dy prej këngëve të saj me videoklipe, njërën nga baladat e albumit i ka realizuar videoklipin me produksionin Imagine Film, e ndërsa këngë tjetër e cila është dute sapo i ka përfunduar xhirimet e videoklipit.

Arta ka publikuar një foto në facebook ku tregon se shumë shpejt do të vijë me një duet surprizë, por që emrin nuk dëshiron ta bëjë të ditur.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta Bajrami Së Shpejti Me Një Duet