>
BIOSHQIP

Arta: Albumi I Ri “Victory”, Një Triumf Në Karrierën Time

16-06-2015
Këngëtarja Arta Bajrami sapo ka edituar në treg albumin e saj më të ri me titull "Victory", një album i cili sipas Artës emrin e ka marrë duke u inspiruar tek emri i vajzës së saj Viktoria. Albumi ka pak ditë që është publikuar dhe sot mund ta gjeni permierë edhe në www.teksteshqip.com:

http://www.teksteshqip.com/arta-bajrami/albumi-13712.php
(Me të gjitha tekstet & videot)

Në një intervistë ekskluzive për portalin tonë, Arta na shpalos më shumë detaje rreth albumit, ajo gjithashtu na flet pak edhe për videoklipin e saj më të fundit "Më fal oj nanë" dhe projektet që ka për të ardhmen...

TeksteShqip: Arta keni publikuar së fundmi albumin tuaj më të ri "Victory". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti dhe sa kohë keni që po merreni me këtë?

Arta Bajrami: Kam punuar rreth 1 viti për të realizuar këtë album. "Victory" është punuar si zakonisht në studion Arbasound dhe ka 10 këngë ku dy prej tyre jan bashkëpunime. Njera është duet me Dulin (muzikë popullore) dhe tjetra me një anëtar të ri të studios tonë, Boletinin (R&B). Tekstet jan të shkruara nga Avni Qahili, Arsim Bunjaku dhe Mit'hat Sadiku.



TeksteShqip: Përse emrin "Victory"?

Arta Bajrami: Fillimisht jam inspiruar nga vajza ime Viktoria dhe pastaj e medova ti jap edhe një dimenzion më të gjerë, pra Victory që do të thot Triumf. Pra ky album është triumf mbi gjith sakrificën njëvjeqare për realizimin e tij.

TeksteShqip: Albumi përmba 10 këngë të reja? Cilat zhanre i përfshin më së shumti?

Arta Bajrami: Këngët jan sikur që pritet nga unë pra zhanre të përziera. Për çdokë diqka do thoja. Ka R&B, ka Techno-House, Pop dhe natyrisht muzik Folk që koheve te fundit po më fle më së shumti në zemer. Ka këngë moderne (një madje është në anglisht) por dominon zhanri Folk.

TeksteShqip: Njëra ndër baladat e albumit "Më fal oj nanë" së fundmi e keni publikuar edhe me videoklip? Na trego pak më shumë për këtë projekt dhe a iu dedikohet të gjithë nënave kjo këngë?

Arta Bajrami: Kjo këngë nuk u dedikohet nënave por vajzave dhe djemve (pra fëmijëve) që mendojnë se dinë gjithqka dhe se nuk kan nevoj për këshillat prindore. Por prindërit jo që kan vetëm përvojë më të madhe por kan edhe një intuitë të zhvilluar, sidomos nënat dhe ato ndjejnë kur diqka nuk shkon mirë me fëmijët e tyre. Prandaj duhet dëgjyar fjalët e nënës edhe pse ndonjëherë thotë atë që ti nuk do ta dëgjosh apo ta besosh dhe vetëm me kalimin e kohës të bie në mend se ka patur të drejtë.



TeksteShqip: Ndërkohë balada tjetër e albumit "Më shumë se gabim" është kënga më e klikuar e momentit nga ky album, afro 20.000 klikime për vetëm 2 ditë dhe është lansuar pa videoklip? Sa jeni e kënaqur dhe a keni ndërmend ti realizoni edhe videoklipin kësaj kënge?

Arta Bajrami: Patjetër që do i realizoj videoklip kësaj kënge. Ështe balada ime e preferuar dhe më emocionon shumë kur e këndoj. Besoj që është kënga më e bukur e albumit dhe videoklipin do e realizoj dikur pas verës.

TeksteShqip: Keni edhe 2 bashkpunime me artistë të rinj? Përse ke vendosur të bashkpunosh dhe si ka shkuar bashkpunimi?

Arta Bajrami: Po, kam dy bashkëpunime, me Dulin dhe Boletinin. Duli është këngëtar i muzikës popullore dhe me të bashkëpunoj për dasma dhe ahengje familjare. Ndërsa Boletini është një talent i ri, anëtar i studios Arbasound. Unë nuk kam nevoj të bëj bashkëpunime me emra të mëdhenj pasi që krejt sukseset i kam arritur vetë dhe pa bashkuar forcat me askënd. Tash që jam emër preferoj që të ndihmoj ata që fillojnë karrieren e tyre.



TeksteShqip: Albumi është punuar nga vëllau juaj Don Arbas në studion "ArbaSound". A ja dedikoni ju gjithë suksesin dhe falenderimin atij për punën e bërë?

Arta Bajrami: Po, suksesi im lidhet ngushtë me faktin që vëllau im është një talent i madh. Falënderoj Don Arbas për punën e palodhshme sepse ka punuar instenzivisht në këtë album krahas punës së madhe që ai ka me artistë tjerë. Por ai është i vetmi që ma di saktësisht shijen dhe susesin tim sigurisht që ja dedikoj atij.

TeksteShqip: Arta po afron vera. Sa do të jesh e angazhuar me koncerte verore?

Arta Bajrami: Besoj se do jem shum e angazhuar pasi që tani edhe vajza është rritur dhe nuk e ka problem ta rri pa mua 1 apo 2 ditë. Do jem prezente kudo në trojet Shqiptare por poashtu edhe tek bashkatdhetarët tanë në diasporë.

TeksteShqip: Cilat janë projektet e tjera të Artës përveq albumit për këtë vit. Ke menduar të paraqitesh në ndonjë festival apo të vish me klip të ri?

Arta Bajrami: Projektet e radhës do jenë videoklipi i këngës me Dulin që do lansohet kësaj të shtune. Pastaj do punoj ne ekranizimin e këngës "Taman" dhe pastaj do bëj edhe një videoklip për njërën nga këngët ritmike e cila do jet ajo do vendosin adhuruesit e mi. E në vjeshtë do ekranizoj baladën "Më shumë se gabim".



TeksteShqip: Arta felminderit që ndave kohën me ne për të na folur më shumë rreth albumit tuaj. Tani mund t'ju thuash fansave & lexuesve të kësaj interviste se ku mund ta gjejnë albumin tuaj në pikat e shitjes në Kosovë & Shqipëri?

Arta Bajrami: Faleminderti dhe juve. Albumi nga e hëna mund të gjindet në: ETC, në të gjitha pikat e shitjes të produksionit EUROLINDI dhe sigurisht edhe në vende tjera të ndryshme si markete të mëdha, etj.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta: Albumi I Ri “Victory”, Një Triumf Në Karrierën Time