>
BIOSHQIP

“Muzika Nuk Po Bastardohet, T'i Përshtatemi Trendit Të Evropës”

24-07-2015
Këngëtarja Arta Bajrami, ka bërë të ditur që së shpejti do të publikojë videoklipin e saj më të ri të këngës “Taman” të cilin e kishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale ditë më parë. Ndërsa në një intervistë për Indeksonline, Arta tha që brenda dy ditëve do të jetë e gatshme kënga e cila i përket zhanrit të ritëm folk me disa elemente të zhanrit R&B nga Arbas.

“Kënga “Taman” e cila do të publikohet brenda dy ditëve i përket zhanrit ritëm folk modern por me pak elemente të zhanrit R&B, por që dominon ritëm folki, sa i përket zhanrit, unë nuk e kam ndryshuar atë vazhdojë të punojë edhe balada, njërës ia kam nxjerr videoklipin derisa pritet edhe të dytës. Imazhi im mbetet tek baladat hit që i kam si: “njëherë falet kjo zemër” “Mos ta nin”etj”, ka thënë Arta.

E nëse e keni pyetur veten se pse Arta nuk ka qenë pjesëmarrëse nëpër koncerte gjatë kësaj vere...? Ajo ka thënë që ka qenë duke u marrë me videoklipet dhe me këngët, e që pas kësaj do të marrë pjesë aty ku do të ftohet.
“Sa i përket këtij sezoni veror këtë kohë më shumë kam qenë e koncentruar tek videoklipet e fundit që i kam lansu e tash edhe tek i treti i cili do të publikohet këto dy a tri ditë dhe jemi duke u marrë vetëm më disa detaje të vogla të videoklipit tek montazha etj. Pastaj besojë do të kyçem nëpër koncerte ku të jem e ftuar”, është shprehur këngëtarja.

Ajo ka bërë me dije gjithashtu që është shumë e kënaqur me pritjet që po u bëhen projekteve të saja nga ana e fansave.
“Deri më tash jam shumë e kënaqur me pritjet e këngëve që janë bërë nga ana e fansave. Balada si baladë ka qenë shumë mire e realizuar me qellim e kam realizuar në natyrë për arsye që çdo herë të gjitha videoklipet janë bërë në ambiente të mbyllura pse mos me shfrytëzua natyrën”.

“Pastaj kënga tjetër që është realizuar me Dulin dhe me humoristin Sofia ka qenë diçka që kemi dashtë me sjellë pak më ndryshe pak me humor pasi që nuk kam realizuar asnjëherë aso videoklipe e këngë të tjera kam shumë kështu që pse jo. Ndërsa videoklipet e kaluara janë publikuar brenda dy jave që të dyja njëherë njëra pastaj tjetra por pavarësisht kësaj publiku i ka pritur ato shumë mirë dhe janë duke ec shumë mirë”, ka thënë Arta Bajrami.
Ndërsa sa i përket fjalëve të cilat po qarkullojnë se muzika shqiptare është bastarduar nga tekstet e këngëtarëve të rinj Arta tha:
“Unë nuk mendojë që muzika nuk është duke u bastarduar se edhe unë po të isha në këto vite që janë të rinjtë tani edhe unë ju kisha përshtat këtij trendi. Edhe unë në kohën kur kam kënduar R&B ka qenë edhe më Tabu por kjo nuk do të thotë bastardim, ne duhet të shkojmë me Botën me Evropën. Duhet me e përcjell trendin”, ka përfunduar Arta. /Indeksonline/
(Indeksonline)

“Muzika Nuk Po Bastardohet, T'i Përshtatemi Trendit Të Evropës”