TEKSTESHQIP

Artan Xhija
Trup I Gjakosur
Lyrics

Me trupin gjakosur
më parë tek ty erdha
në duart e tua
një lumë me gjak derdha
ti mbi trupin tim nise të qash
dhe unë një buzëqeshje
të mekur të dhashë

Me trupin gjakosur
më parë tek ty erdha
në duart e tua
një lumë me gjak derdha
ti mbi trupin tim nise të qash
dhe unë një buzëqeshje
të mekur të dhashë

Më merr në kraharor dhe më shtrëngon
dhe më afron afër, zemrën dëgjon
do të jetosh me frymë s'ke ku shkon pa mua
po s'pate ti shërim për mua s'ka nusëri

Më merr në kraharor dhe më shtrëngon
dhe më afron afër, zemrën dëgjon
do të jetosh me frymë s'ke ku shkon pa mua
po s'pate ti shërim për mua s'ka nusëri

Dhe unë i heshtur fjalën të dëgjoj
që po më vjen fundi, vetë po kuptoj
lamtumirën e fundit ta jap unë ty me shenja
për këtë jetë moj vajzë, jo s'jam më i denjë

Dhe unë i heshtur fjalën të dëgjoj
që po më vjen fundi, vetë po kuptoj
lamtumirën e fundit ta jap unë ty me shenja
për këtë jetë moj vajzë, jo s'jam më i denjë

DËRGOI: