>
BIOSHQIP
Biografia
Asgjë Sikur Dielli është bendi më aktiv i muzikës alternative në Kosovë. Përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga refleksi i jetës sociale dhe me një stil më të thellë, e kanë krijuar një atmosferë autentike muzikore, duke arritur kështu që të bëhen shembull tipik i muzikës alternative kosovare. Grupi u krijua kah mesi i të '90-tave, kur Alban Nimani (vokalist) dhe Bujar Hundozi (kitarë) u takuan dhe vendosën që të punojnë së bashku. Albani kishte një parapërgatitje në fushën e muzikës, gjatë shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë ai bënte muzikë në disa rock bende. Më pas ai diplomon në falultetin e Dizajnit Grafik në Prishtinë për të vazhduar më pas shkallën e magjistraturës në Multimedia në Institutin e Arteve në Bournemouth (Angli). Derisa Albani ishte në studime së bashku me Bujarin filluan të interpretojnë fillimisht nëpër kafene duke arritur menjëherë një reputacion tek publiku. Pas ushtrimeve të gjata, paraqitjeve muzikore në publik dhe angazhimeve profesionale, në repertuarin e tyre ata ftojnë të bëjë muzikë me ta Visar Qeskën (Baskitarë) i cili poashtu kishte një eksperiencë dhe prapavijë muzikore me bende të tjera. Që të tre pas një përgjigjeje pozitive nga publiku kosovar, në vitin 1996 vendosin të formojnë bendin me emër "Asgjë sikur Dielli" (ASD). ASD fillimisht bashkëpunon me disa bateristë derisa të vendosin për Fatos Berishën i cili së bashku me Pëllumb Ballata (tastierë) plotësojnë grupin. Në vitin 1998 ASD realizon albumin e parë "1" i cili menjëhërë u pranua nga dëgjuesit sidomos kënga "Mendoj se çdo gjë merr fund pa ty" u bë hit ne toplistat muzikore me muaj të tërë. Më pas vazhdon suksesi i tyre me albumin e dytë të realizuar në vitin 2005 që quhet "Ndodhemi".

Ndikimet: Pink Floyd, U2, Depeche Mode, Moloko, Massive Attack, Radiohead, Gjurmet, Underworld, Daft Punk, Coldplay.

Grupi “Asgjë Sikur Dielli” publikon albumin e ri të titulluar “Disident”, i cili do të jetë falas. Vokalisti Alban Nimani me këtë rast tha: “Jam i lumtur që pas një pune disa muajshe në studio, arritëm të publikojmë albumin e ri. Nuk ka qenë lehtë që njëkohësisht të sjellim elemente të reja në këngë dhe të mbajme frymën dhe stilin e grupit “Asgje Sikur Dielli”. Por, besoj që ia arritëm, dhe se publiku do ta pëlqejë albumin.” Në albumin “Disident” grupi “Asgjë Sikur Dielli” ka punuar në përbërjen: Alban Nimani -vokalist, Bujar Hundozi – kitarist, Fatos Berisha – daullist, Labinot Krasniqi – bas kitarë dhe Faton Dolaku – instrumente me tastierë. Albumi “Disident” është albumi i tretë i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Albumi I parë, i titulluar “Nr.1″ është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti “Ndodhemi’ në vitin 2005″.

Shpërblimet e fituara: Top fest 1 (2003), Zhurma show(2005), në Festivalin e Artit Ballkanik "Trminal 00" (2006) çmimin e muzikës, Videofest (2006) etj.

Menaxheri: Vjosa Berisha
Kompania inçizuese: INIT

Alban Nimani, vokal
Bujar Hundozi, gitare
Fatos Berisha, timpane
Labinot Krasniqi, bas gitare
Faton Dolaku, tastiere

Në Qershor 2003, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Kur E Di Se Nuk Di".

Në Maj 2004, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Top Fest 1 me këngën "Mendoja Çdo Gjë Merr Fund Pa Ty".

Në vitin 1998, Asgje Sikur Dielli publikojnë albumin "1 (One)".

Në Dhjetor 2005, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Ndodhemi".

Në Qershor 2006, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në VFM 2006 me këngën "Ku Ka Me Mire Se Me Qene Shqiptar".

Në Dhjetor 2005, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Ku Ka Me Mire Se Me Qene Shqiptar".

Në Maj 2007, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Top Fest 4 me këngën "Bunker".

Në Prill 2006, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Top Fest 3 me këngën "Levizim".

Në vitin 2005, Asgje Sikur Dielli publikojnë albumin "Ndodhemi".

Më datë 20 Nëntor 2009, Asgje Sikur Dielli publikojnë videoklipin "Ma Leht Pa Dhimbje".

Më datë 9 Maj 2015, Asgje Sikur Dielli publikojnë videoklipin "Une Te Dua Ty". Me këtë këngë, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.

Më datë 25 Shtator 2015, Asgje Sikur Dielli publikojnë videoklipin "Adresa". Teksti u shkrua nga Kastriot Gjini.

Në Shtator 2016, Asgje Sikur Dielli marrin pjesë në Zhurma Show 2016 me këngën "Disident".

Në vitin 2015, Asgje Sikur Dielli publikojnë albumin "Disident".

Në vitin 2017, Asgje Sikur Dielli publikojnë albumin "Ti Dhe Une".
DËRGOI:

KATEGORI: