Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.


Asgje Sikur Dielli - Eho


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/2005

2005-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Ndodhemi"




Më duhen hije dhe një bimë,
në një dhomë
më duhen sytë dhe një flutur,
në një det të zi

Në anën tjetër të gjithë janë të lumtur
ato në shpirt vallzojnë,
Në mendje zemrat nuk rrahin,
heshtja vjen dhe të merr
ajo vjen

Më duhet një këngë si një plaf,
në një tendë
dhe më duhet një zjarr në këtë qiell,
të ledhatoj

Ato rrjedhin,
rrjedhin me lumin në pafundësi

Fytyra që treten në mua,
f ytyra që s’duken kaherë

Më duhen prekjet që flasin
me shikim
dhe duhen drita në këtë mal,
t’më përsëriten
më duhet kjo këngë e pakënduar,
me fjalë të krisura
më duhet një oqean, me eho,
eho

Ato rrjedhin,
rrjedhin me lumin në pafundësi






Më Shumë Këngë Nga Asgje Sikur Dielli:

Më Shumë...