>
LETERSISHQIP

Gjyshja Dhe Shtegtaret!

Nate e vjeshtes se c'ka rene
dielli syrin fsheh
dege e pemes,gjeth'e pemes
eren nuk e njeh.

Dhe kalojne zogjte shtegtare
qiej duke pershkuar
shoku-shokut pa iu ndare
vere per te kerkuar.

Zeri i tyre tek ushton
t'gjithe mbi ta veshtrojne
me dashuri rruge te mbare!
Zogjve ju urojne.

Edhe gjyshja qe po shkon
mbi bastun germuar
rri edhe ju uron
me zemer t'helmuar..

Rruge te mbare o zogj te shkrete
ngado qe te veni
mbase s'do te jem me gjalle
kur ju prape te ktheni.

Erdhi marsi dhe u zgjua
gjithcka qe ish e gjalle
gjelberuan fushe e mal
si kesaj radhe rralle.

Edhe erdhen qe nga larg
perseri shtegtaret
kur kaluan permbi varr
vazhduan te qaret!!!