>
BIOSHQIP

Intervistë Me Aurel Amzain

17-03-2012
Kush ju nxiti per t'u futur ne boten e bukur te kenges?
- Nuk eshte se ka pasur nje person, i cili ka ndikuar ose me ka nxitur qe une te merrem me muzike. Ka qene gjithmone deshira,endrra dhe zgjedhja ime, por pa dyshim qe prinderit e mi me kane perkrahur dhe me kane dhene forcen dhe kurajon e nevojshme. Prinderit e mi besoj se, e kane vene re te paret talentin tek une, por ma do mendja se ata ne fillim nuk e kane marre seriozisht kete gje, por e kane pare thjesht si nje deshire prej femije. Kjo deri ne momentin kur mesuesi im i pare therret babin tim ne shkolle dhe e sugjeron te me regjistroje ne nje shkolle muzike sepse une pavaresisht se sa ishte ora matematikes apo letersise une gjithmone kendoja. Duke e marre parasysh qe mesuesi im i pare u be shkak qe une te filloja shkollen e muzikes ate e quaj si zbulues te talentit tim.

Cila ishte kenga e pare qe kenduat ne skene dhe ku?
- Per here te pare kam kenduar ne pallatin e kultures te Struges. Ka qene 7 Marsi dhe une kam kenduar nje kenge per mesuesin. Mendoj se ishte starti im.

Ne sa festivale te kenges per femije ne Maqedoni keni marre pjese dhe a keni zene ndonje cmim?
- Festivalet shqiptare te Kenges per Femije ne Maqedoni gjithmone, kane qene shume te pakta ne numer dhe sot e kesaj dite nuk ekziston asnje i tille. Kur isha une femije kishte vetem nje festival te kenges per femije dhe disa vite me vone u zhvillua edhe nje festival tjeter, por i kenges popullore. Duke marre parasysh se festivalet ishin ne fillimet e tyre edhe pjesemarrja ne to ishte shume e vogel dhe ndarja e cmimeve nuk ka ekzistuar fare. Me shume ka qene nje perpjeke per te krijuar nje tradite dhe kulture te festivalit shqiptar per femije ne Maqedoni sesa nje gare,por qe fatkeqesisht ka deshtuar. Nga ana tjeter shkolla e muzikes, qe beja une ishte nje shkolle maqedonase dhe padiskutim qe kishte privilegjet per te marre pjese ne festivalet e tilla. Une pata fatin qe te zgjidhesha solist i korit te shkolles dhe keshtu m'u dha mundesia per te marre pjese ne disa festivale me rang rajonal, ku une dhe kori kemi marre disa cmime.

Cfare festivali eshte Nota Fest ne Shkup dhe me cfare kenge moret pjese?
- "Nota fest" eshte festivali i pare dhe i vetem i kenges shqipe ne Maqedoni. Ne fillimet e tij moren pjese emra te degjuar te muzikes si nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, te cilet e ngriten festivalin ne nje nivel te larte. Por me kalimin e viteve keto emra e braktisen festivalin dhe ai sot nuk eshte ne koherat e tij me te mira. Une kam marre pjese ne vitin 2008 me kengen "Leter neper shi" te kompozuar nga Vullnet Ibrahimi, ku dhe fitova cmimin per paraqitjen me te mire skenike.

Keni marre dy here pjese te "Kenga Magjike" cfare perben per ju ky eveniment dhe cfare keni perfituar?
- "Kenga Magjike" per momentin eshte nje nga festivalet me prestigjioz qe ka Shqiperia. Festival te nje niveli te tille nuk mendoj se, e ka ndonje vend tjeter ne Ballkan dhe kete e them me bindje te plote. Pjesemarrja ime ne kete festival ka qene nje eksperience mjaft e vlefshme per mua si nje artist i ri,me ka ndihmuar mjaft ne rritjen time artistike."Kenga Magjike" eshte menyra me e mire e mundshme per t'u promovuar. Eshte festival i sfidave, pervec se duhet te sfidosh kengetaret me ne ze te momentit, nje artist i ri ne "Kengen Magjike" ne radhe te pare duhet te sfidoj veten. Dhe une them se ja kam dale shume mire.

Kengetar, por studioni edhe per arkitekture, perse ky lloj dyzimi? Pra, perse nuk studioni per muzike?
- Kjo ka qene nje nga dilemat e mia me te medha, kur mua me duhej te vendosja per studimet e mia. Deshira per te vazhduar Akademine e Arteve ka qene shume e madhe, por jam ndikuar shume nga mendimi i prinderve te mi, shoqerise dhe profesoreve te mi. Mendova se, me e mira per mua do te ishte te zgjidhja nje profesion tjeter me stabel dhe muziken ta ruaja me nje fanatizem si pasionin tim me te madh. Mirepo, kjo deshire e madhe per Akademine e Arteve nuk me iku kurre dhe une tani bej leksione kantoje me nje nga pedagoget me te mira te Akademise se Arteve, Alma Strazimiri, e cila ka nje ndikim te madh ne formimin tim si kengetar dhe per kete, dua ta falenderoj pafundesisht. Por studimet e mia nuk do mbarojne vetem me 5 vitet e arkitektures. Ne krah te diplomes se arkitektures them se, do ngjaj shume bukur edhe me nje diplome nga Akademia e Arteve.

Vajzat shqiptare a jane me te emancipuara se vajzat e Maqedonise?
- Shqiperia dhe Maqedonia jane shtete fqinje, te cilat kane bere rruge te njejte drejt zhvillimit te tyre. Kjo ka bere qe deri diku ata te jene pothuajse te barabarta ne te gjitha fushat e jetes. E njejta gje ndodh edhe persa i perket emancipimit te femres. Ne qofte se do beja nje krahasim te femrave shqiptare te Maqedonise dhe femrave te Shqiperise do thoja qe femrat e Shqiperise jane nje hap para ne kete fushe. Kjo per faktin se arsimimi i femres shqiptare ne Maqedoni ka filluar me vone sesa ne Shqiperi sepse shkollat dhe universitetet shqiptare ne Maqedoni kane munguar gjate kohe, kurse ne universitetet maqedonase numri per studente shqiptar ka qene i kufizuar. Por ne qofte se do krahasoja femrat maqedonase dhe femrat shqiptare do thoja qe maqedonaset jane me mendjehapura. Kurse persa i perket moshave te reja them se, ne te dy shtetet vajzat kane te njejtin nivel emancipimi.

A jeni i dashuruar per momentin dhe n.q.s eshte shqiptare cfare te vecante ka ne marredheniet e perditshme?
- Jo, nuk jam i dashuruar.

Femrat shqiptare a jane me xheloze se ato maqedonase?
- Nje gje eshte e sigurt: te gjitha femrat jane xheloze. Nuk besoj se, mund te behet nje ndarje e tille qe te thuhet se, femrat shqiptare jane me shume xheloze se ato maqedonase ose anasjelltas. Me shume ka te beje me natyren dhe tipin e personit. Femra xheloze ka sa te duash si ne Shqiperi ashtu dhe Maqedoni, por une uroj qe mos te kem asnje te tille prane vetes edhe pse me duket e veshtire kjo.

Cfare preference keni per veshjet?
- Garderoba ime eshte e shumellojshme duke filluar nga veshjet sportive e deri tek ato me ekstravagantet. Por ne pergjithesi jam tip sportiv. Duke qene se pjesen me te madhe te dites e kaloj ne shkolle dua te ndjehem rehat ne ate qe kam veshur. Per arkitektet komoditeti dhe rehatshmeria jane shume te rendesishme, edhe kur ata projektojne. Moden nuk e ndjek pothuajse fare, ate e bej vet. Per mua mode eshte kur t'i mund te kombinosh gjerat, per te cilat te tjeret mendojne se nuk shkojne. Dhe nje arkitekt di ta beje me se miri kete.

A jeni ambientuar me Tiranen dhe si ndiheni ne Shqiperi ne pergjithesi?
- Njeriu eshte i afte te pershtatet, pavaresisht vendit, rrethanave apo situatave. Kur behet fjale per Tiranen besoj se, cdokush do e kishte te lehte te ambientohej duke marre parasysh qe ketu njerezit jane shume te dashur, shume bujar e dhe shume ta hapur ndaj shoqerive te reja. Aq me teper qe une Shqiperine e quaj si shtepine time dhe nuk besoj se ka ndonje vend tjeter me te rehatshem per njeriun sesa shtepia e tij.

Jeni per bashkimin e pjeses shqiptare te Maqedonise me Shqiperine?
- Deshira eshte e madhe, por besoj se eshte veshtire. Sa i perket nje bashkimi territorial me duket e pamundur. Si Maqedonia edhe Shqiperia qe te dyja jane drejt rruges se integrimit ne strukturat euroatlantike dhe kufijte ekzistues tanime jane vetem formal. Ato kufij une nuk i shoh aspak si barriere per bashkimin tone. Ne mund t'i kalojme kufijte duke patur sa me shume bashkepunim me njeri -tjetrin si ne kulture, arsim, shendetesi, biznes. Duhet te japim dhe te marrim sa me shume nga njeri- tjetri. Keshtu besoj se do te jemi me te bashkuar se kurre


Intervistë Me Aurel Amzain