TEKSTESHQIP

Aurela Gaçe
Emri
Lyrics

ooooooooooooooooooooo

Ne fund te xhepit tim
ne nje astar te grisur
kerkoja emrin tim
nga streset i braktisur

Kerkoja emrin tim
ne fundin e astarit
degjova nje renkim
si ze nga fundi varrit

U nisa ta shpetoja
nga varri emrin tim
ai nuk me degjonte
me thoshte ska kuptim

Mos me braktis te lutem
o emri im i tretur
ndihmome qe te shpetojme
ate cfare na ka mbetur

Hapat plaken
hapat plaken
mbi asfalt
edhe emri, emri tretet
tretet pak nga pak (x4)

ooooooooooooooooooooo

Dhe emri i perkembur
se largu me therriste
nga frike e humbjes trembur
tani nuk desh te vdiste

Mes turmes e hutuar
u ktheva me rrembim
e mora prap ne duar
e putha emrin tim

Kur emri ra ne toke
nje thike me shpoi ne zemer
njerzit po e shkelnin
une mbetesha pa emer

Mes turmes e tmerruar
u ktheva me rrembim
therrita e tmerruar
ma ktheni emrin tim

Hapat plaken
hapat plaken
mbi asfalt
edhe emri, emri tretet
tretet pak nga pak (x4)

Hapat plaken
hapat plaken
mbi asfalt
edhe emri, emri tretet
tretet pak nga pak (x2)

DËRGOI: