TEKSTESHQIP

Aurela Gaçe
Djali Im I Keq
Lyrics

Dy gota për të dy
Me fund unë po i kthej
Edhe pse nuk të kam
Erdha të të gjej

Dy gota prapë do pi
Se dhimbjen dot se mbaj
Me lotêt zënë në grykë
Pi e s'mund të qaj

Per ty, per ty, për ty
Për ne të dy

REF.:
Ta dish sa herë
Këtu për ty kam ardh
Kush më ka parë
Thonë je e marrë,
Thonë je e marrë
Ta dish sa herë
Këtu për ty kam ardh
Një gotē me lot
E mbush ky mall

Ke mbet në shpirtin tim
S'më ikën dot për dreq
Më bën të kthehem prapë
Djali im i keq

Le t'më tregojnë me gisht
Nga vetja dot s'te heq
Te kisha mish e shpirt
Djali im i keq

REF.:
Ta dish sa herë
Këtu për ty kam ardh
Kush më ka parë
Thonë je e marrë
Thonë je e marrë
Ta dish sa herë
Këtu për ty kam ardh
Një gotë me lot
E mbush ky mall