TEKSTESHQIP

Aurela Gaçe
99 Sfida
Lyrics

Sa herë e humb veten e ndjej trishtim
E zemra më thërrmohet
Sa herë mê ndodh të mos kem motiv
E gjunjët më dobësohen

Sa herë e gjej jetën nëpër stuhi
E shpirti të më ftohet
Aty e gjej forcën për t'u ringrit

Jo nuk do të ndalem,edhe kur rrëzohem
Shenja në trupin tim, plagët kam trofe

Dhimbje që krenohem

Jo nuk di të ndalem, edhe kur rrëzohem
Sfida e shpirtit,rruga e vështirë
Jo,jo,nuk dorëzohem

A e di?
Je heroi i jetës tënde, a e di?
Ti mundesh, ti mundesh

Nisja edhe një herë, nisja nga fillimi
Sot është ditë e re
Nisja nga fillimi
99 herë të bie s'ndal
Prapë do të ringrihem
Prapë do t'ja dal

Ti zgjedh të jesh, ti zgjedh të jesh i vogël
Ti zgjedh të jesh i fortë, ti zgjedh të jesh i dobët
Ti, mund t'a mundësh botën
E jo bota ty
E kur tē thonë nuk mundesh
Ti bëje,gjithësesi
Provo të rrish pa gjumë
Provo edhe të humbasësh
Të prekësh edhe fundin, edhe prapë t'ja dalësh
Bëje ti, për veten
Bëje për të tjerë
E nëse ndihesh vetëm
Kujtohu, ke një vlerë