>
BIOSHQIP

Aurora: Kemi Bere Pauze Ne Kohen E Duhur

24-06-2012
Janë të heshtur për të ardhmen, por kanë ditur të kthehen ashtu si duhet pas dy viteve me këngën "Mihane" në tregun muzikor shqiptar.

Janë këta dy djelmoshat e grupit "Aurora", të cilët tash për tash kanë pushtuar top listat muzikore shqiptare, ashtu si dikur, ata rrëfejnë për gazetën tonë këtë kthim, edhe pse pikërisht me "Mihane".

Rikthehet "Aurora", më të fortë se kurrë?
"AURORA"- Ne grupi "Aurora" përpiqemi të jemi stabil në rrugëtimin e muzikës. Prandaj, të them se grupi rikthehet më fort se kurrë. Kam frikë se nuk do isha modest në sensin intelektual, por të them se grupi "Aurora" në arsenalin artistik që posedon troket në forcën dhe fuqinë e artit muzikor do isha i tepërt. Prandaj, më lejoni të them se grupi "Aurora" përpiqet të jetë stabil në rrugëtimin e muzikës dhe kjo ka rëndësi në fushën e artit.

Pse "Mihane"?
"AURORA" -Sepse është mirë të takohesh me pyetjen PSE? ( hahata!... )

Si po pritet klipi?
"AURORA" -Ne grupi "Aurora" falënderojmë shumë Zotin, familjet tona, produksionin "Men Media Picture", dy vëllezërit Egzon dhe Rinor Sylejmani, të cilët kanë realizuar klipin me shumë sukses. Falënderojmë regjisorin Kenan Gurgurovcin, falënderojmë butikun "Stop" dhe të gjithë ata që mbështeten dhe mbështetin grupin tonë. Klipi është duke u mirëpritur mirë. Uroj që kështu të vazhdojë deri në fund.

E ku ishin Nazi dhe Ylli tash e 2 vjet?
"AURORA" -Ne grupi "Aurora" kemi realizuar strategjinë e pauzës. Është me rëndësi të bëhet pauzë në kohën e duhur, sepse pauza në kohën e duhur ia shton jetën grupit, e freskon grupin, e fuqizon grupin, sepse audiencën e merr malli, si dhe pauza jep hapësirë për ta parë veten më mirë dhe për të menduar në mënyrë konsistente dhe racionale, se si duhet të ecur më tutje.

Vetë djemtë janë të kënaqur për këtë rikthim dhe mënyrë me "Mihanen"?
"AURORA" -Në realitet ne këngeë më të mira i lëmë për më vonë, sepse kjo është strategjia jonë që duke u futur më thellë të jemi më të fuqishëm, ndërsa sa i përket këngës "Mihane", mendoj se është një këngë via-media, e cila nënkupton vijën e mesit, e kjo është vi e artë për të udhëtuar edhe më tutje.

Kjo do të thotë se tashmë djemtë do të vazhdojnë dhe do të jenë aktivë në muzikën shqiptare?
"AURORA" -Kjo d. m. th. se tani grupi "Aurora" është në realizimin e mega-strategjisë sonë, se për çfarë bëhet fjalë e ashtuquajtura mega-strategji me kënaqësi i jap prioritet kohës.

Gati për këngën e radhës? Apo është herët njëherë?
"AURORA" -Sa i përket të ardhmes, ne qëndrojmë introvertë dhe të mbyllur në heshtje.

E dimë që Ylli punon në një institucion, po Nazi?
Nazi është i angazhuar në temën e Masterit dhe me disa gjëra të tjera, të cilat hëpërhë nuk duam t'i zbulojmë.
(MAKSIM GJOKAJ)

Aurora: Kemi Bere Pauze Ne Kohen E Duhur