>
BIOSHQIP

Zyrtarizohet Kalimi I Grupit Aurora Në Politikë

20-11-2013
Grupi muzikor ‘Aurora’ ka kaluar zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë se kalimi i grupi Aurora në LDK, dëshmon se kjo pari është e hapur për njerëz të rinj dhe vlera të reja.

Ai ka paralajmëruar edhe shumë aderime të reja, të cila sipas tij, do të jenë befasi e madhe për opinionin.

Ndërsa, Nazmi Sfishta, nga grupi 'Aurora' ka thënë se jo vetëm ai, por edhe anëtarët e tjerë të këtij grupi i janë bashkuar LDK-së.
(orainfo)

Zyrtarizohet Kalimi I Grupit Aurora Në Politikë