>
BIOSHQIP
Biografia
Nder kenget qe jane punuar nga Avaxus (Lorenc Aliaj) jane: "CIKA CIKA"(ARDIAN BUJUPI & XHENSILA MYRTEZAJ); Ardian Bujupi X Capital T - ANDIAMO ;Ardian Bujupi & Dalool - Na jena njo ; Dalool ft. Ardian Bujupi - Te Du Krejt ; Ardian Bujupi & Dalool - E embel ; Ardian Bujupi - ARIGATO ; Yll Limani - Prej se jena nda ; Butrint Imeri - Alea ; Alban Skenderaj - Lea ; Alban Skenderaj ft. Young Zerka - Deja Vu ; Alban Skenderaj ft. Mc Kresha - Ping Pong ; Alban Skenderaj ft. Noizy - Drejt suksesit etj.

Loren Aliaj përndryshe njihet si një prej producentëve, punën së cilit ia kanë besuar shumë artistë të njohur shqiptar për këngët dhe ripërpunimet e tyre.

Më datë 11 Qershor 2019, Avaxus publikon videoklipin "Jarnana". Bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së famshme popullore shqiptare, “Më jep një pikë ujë”. Këtij projekti të veçantë, i ka bashkëngjitur edhe një klip të thjeshtë që përkon me ritmet e këngës. Ky ripërpunim pritet të jetë një ndër këngët më të lëshuara në diskoteka dhe plazhe gjatë verës 2019. Ripërpunimi i këngëve të vjetra është kthyer në trend te artistët e estradës shqiptare, në tentim për të rikthyer vlerat e vërteta të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Më datë 10 Qershor 2022, Alban Skënderaj publikon videoklipin "Lamtumirë", në bashkëpunim me Avaxus. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Alban Skënderaj. Videoklipi u prodhua nga Talelli Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Avaxus.

Më datë 4 Maj 2023, Avaxus, Dalool & Ethnically Plugged publikojnë videoklipin "Pasha Ne Club". Produksioni audio u realizua nga Lorenc Aliaj (Avaxus), Dj Dalool & Ethnically Plugged.