>
LETERSISHQIP

Mendjemëdhatë

Me të vërtetë
Me të vërtetë
Ato
Janë bërë tepër mendjemëdha
E nuk na shohin shpesh
Kur kalojnë para nesh
Me kokën te retë!

Vajzat e klasës së tetë
Sikur kanë zbritur
Nga të tejrat planetë!

Harrojnë flokëgjatat
Fjalëçokollatat
Mbushur me hare
Se edhe ato dikur
Ishin në klasë të pestë
Kështu sikur ne,
Kështu sikur ne.
I kuptojmë
Dhe nuk gabojmë,
Gjithmonë ngutën
Diku shkojnw,
Fluturojnë
Si pipiruqe,
I presin përqafimet
Nën qershitë
Këmishkuqe .

– Ç`po thua ?!
– Dielli i ka parë
Me zogjtë me kitarë
Më ka treguar ai mua
Por të të tregoj nuk dua
As nën ftua
tek ai krua .

E dinë edhe lulet
në livadh:
Ky është sekret
i madh,
shumë i madh!