A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Skicë Para Pasqyrës

Poezia është shkop peshkimi
Paraqitje e shkurtër
E peshkut në lirinë e tij

Është natë e stolisur me hënë e yje
Perla e një gjerdani në qafën e një gremine

Shpirt i pakapshëm në një trup të fjalëve
Kur vetë zëri deklamon vargje

Poezia është pafajësia në objektiv të zemrës
Kur gjuha si një asket në heshtje mbërthehet

Pluhur prej ari është poezia
Era që përhap enigmën

Poezia është kripa e dyshimit
Paradoks i tensionuar i mendimit

Është koha që nuk lejon të kaloj kohën
Fëmijëria e çdo momenti

Poezi zbret nga pema e Darvinit
Por nuk ka asnjë evolucion në antropologjinë e saj

Topografia e saj është në hartën e duarve
Si lumenjtë dhe përmbytja e një shpirti të tejmbushur

Poezia është loti që nuk mund të shprehet
Dilema e heshtjes që ngadalë vret...

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019