>
LETERSISHQIP

Koha Dhe Harresa

Në fundin e një pasdite të mërzitshme
Kur lamtumira e diellit ju ka rilindur dëshirat
Më pas e kuptoni se ka gjëra të tilla si lumi
Si heshtja dhe valët e tij e ujët e pa përsëritur

Ndoshta një natë të qetë shkurti
U bëhet dhe ndjeni se dikush po ju thërret
Më pas e kuptoni se ka gjëra të tilla si era
Çastet e bukura të jetës që vijnë kur nuk i pret

Kur malli ju shkreptinë si një vetëtimë e largët
E pikat e shiut ju zgjojnë melodinë e mërzisë
Më pas e kuptoni se ka gjëra si trëndafilat
Apo ombrella e braktisur në një skaj të shtëpisë

Kur ndoshta një ditë një rruge do keni kaluar
E çastet pa e ditur pse u janë dukur të trishtuara
Më pas e kuptoni se ka gjëra të tilla si gjumi
Shkrirja e ngadalshme dhe imazhet e ngatërruara

Kur buzëqeshja në një ëndrre ju vjen si kujtesë
E rrezet e vakëta të një mëngjesi sikur ju tundojnë
Atëherë vërtet do të mësoni se koha dhe harresa
Ndoshta janë të vetmet të cilat nuk përfundojnë...