A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Buzëqeshja

Kur hapat janë rënduar e këmbët dhembin
Ndoshta është çasti i çmuar për ta kuptuar
Se lumturia ndodhet vetëm në hartën e jetës
E gëzimi i vetëm është në kërkimin e saj

Kur sytë bëjnë dallimin mes errësirës dhe fluturimit
Rast për të mos ngatërruar diellin dritën apo qiellin
Ani se sy mbyllur dikush kohën e ka matur
Po më keq është kur sy hapur në errësirë jetohet

Duart janë bujare kur japin e marrin mirënjohjen
Kurë butësisht prekin plagën dorën e dhembjen
Si rrezet kur puthin tokën ato i përshkojnë largësitë
Sidomos kur shtrëngohen kurrë për të mos u thyer

Jeta ka edhe humbellat e fyerjes e të poshtërimit
E kjo barrë vërtet rëndon si një instinkt i vjetër
Janë gjunjët ata që na i mbajnë ekuilibrat
Deri tek ëndrrat e reja dhe një kohë krejt tjetër

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019