A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Per Nënën

Buzëqeshja E Nënës

Pse nuk qëndrove më gjatë më gjatë tek unë
Të kisha treguar si dikur me zë mëndafshtë
Se sot kam vetëm një pemë që është e gjitha
Ashtu e vetmuar e blertë që era po e lëkund
Të kisha treguar për pasditen dhe muzgun tim
Kur një humbellë po më bën sikur gjethe
E po më krijon ndjenjën se çdo gjë
Nuk qenka edhe asgjë përballë mungesës

Pse ike sot aq shpejt nga unë
Kur unë desha shtrëngueshëm të përqafoj
Të tregoj se vitet nuk qenkan tinguj të butë
Që zhduken në ajër e shuhen ngadalë
Si etja malli e gjethet nën rrënojat e heshtura

Pse sot nuk më prite së paku të tregoj
Për zjarrminë time ballinë e djersitur
Dhe lamtumirën për shumë gjëra
Që dikur i doja dhe i çmoja aq shumë
Sikur një himn ekzistence të përjetshme

Pse sot nuk qëndrove më gjatë më gjatë tek unë
Kur ajo valë e ngrohtë shpërtheu para meje
Në fytyrën time në atë buzëqeshje të papritur
Kur unë të prisja së paku një fjalë të ma thuash
Për shumë gjëra të paharruara prej kohësh
Për shumë dashuri të ruajtura prej vitesh
Për shumë mall me peshë meteorësh

Pse nënë ti sot ike aq shpejt
Sikur rrezja e fundit e buzëmbrëmjes
Sikur alarmi i mallkuar i orës

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  12





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019