A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Orët

Orët janë pasqyra të vogla
Si shpresat e reja në dritën e parë
Që shënojnë mëngjeset
E çdo qenieje njerëzore

Janë si butësia e një pasdite vjeshte
Kur kemi vërejtur vallen e ngjyrave
Dhe jemi bindur se janë të mjaftueshme
Për të krijuar orën e simfonisë së jetës

Janë sfondi i heshtur që përcjellin fjalët
Si degët e shqetësuara fëshfërimën e erës

Nëpër udhëtimet e tyre
Ato dinë të bëhen tekanjoze të vonohen
Si fluturat e bardha nëpër lule

Nëpër pritje
Ato i theksojnë sekondat më shumë
Dhe trokasin sikur pika shiu në gjumë

Orët janë pasqyra të vogla
Dhe në matjet e tyre të sakta
Secila mbi supe bartë kujtimet dhe historinë
Disa nga ato ne vërtet i duam më shumë
Veçmas ato kur ecin para nesh porsi një balerinë

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019