A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Kujtimi

Vjen nga mali me gjelbërim mbuluar
Nga përtej largësitë e një malli vjen
Lumenj këneta e shkumë midis gurësh
Nga oqean i ndjenjës e sfond i fjalës

Si një vashë e ndrojtur fytyrë skuqur
Me një trëndafil na pret në heshtje
Si qetësi e brishtë pas shtrëngatës
Erë e lehtë fërfëllon gjethet e pemës

Si dinak që është me qirinj lundron
Dhe zbret diku në jehonat e fund detit
Na merr në shenj diku në një pritë
Na shpie në galaktikat përtej planetit

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018