TEKSTESHQIP

Avni Haziri
Arnaut Osmani
Lyrics

Kà nise prove e prove po bàn:-I kà mbledhe nânde gjarpijt shullânit
N'gjyks gjarpîjt trimi i a ka vû,
Se sa forte gjarpnat e kan qokate,
Se sà gjall ish kan,
per gjalle s'ndie.
I ka bdez dy zjarma te mdhaj e ndermjet Osmanit m'a shtjeu:para e mbrapa ikura m plaset gjall ish kane per gjall sa ndie.
Aspak bes krajli ski nxane.
Mi ka mare njizet maje gozhdash per nen thonj fell i a ka shti der qi gjaku mi ka dale gjalle ish kane per gjall sa ndie.
As hic krajli bese skish xane se i pa bes forte ish kane.
Po don krajli edhe i prove me i ba:Mi ka zgjedh tridhjet cika tmira ne krye te dekit i ka cue.
Cika e krajlit te kryet i ka qillue mir Osmani e ka hetue me njen sy ma ka shikjue.
Buzen ne gaz mi ka ba mire po i qeshi njana ane mustakut.
Cika krajlit asht kujtue permbi fytyr ruben ka lshue cka qit shoqet e i ka thane:Pasha at zot cika u ka thane njetesh qeshi osman aga i ri.
Pash at zot krajl qi ka dhane po gjynah ty si s asht tue ardhe.
Era e keqe ktij asht tuj ardh se tash tri ditka ndenj mbi tok.
Hiqja prangat prej kambesh,
edhe duert me i shpengue as hic krajli ska besue.
Ma ka thirr bajlozin me shpat nder sy te tij Osmanin e ka lirue i ka hek bylegit prej kambesh i a ka hjeke prangat prej duersg permbi krye shpaten ia ka lshue.
Sa mir Osmani shpaten e ka hetue fluturim ne kambe ashte cue shpaten ne dor ai po ma merr si i terbuen bailozin po pret.
Kurrkujt ne mend spo i bjeb me qendrue gjith kujtouj se i dekni u ngjall mner e madhe te gjitheve u ka hi te tan dekun i ka ba.
Synin krajlit ia verboi krahin krajlit ia shkurtoi rrafsh me tok kullat ia rrenoi dymbedhjet aget trimi i pshtoi.
Tridhjet cikat pi i bashkon nat Jutbin t tana po i con tridhjet djelm po mi marton ciken e krajlit per vedi e ndalon ban denam e ban dyzen darsem ban nande dite e net.
Se atje nuk jam kan si jam ndie e si mkan thane se keto jan perralla prej motit.
Nimen pacim na pr Zotit