>
LETERSISHQIP

Ajo

Nen kulmin e qiellit atje larg
koha merrte qdo gje pas
q'do te ishte ajo erresire e ai acar
sikur ti moj copez drite te mos ishe prane .

Ti moj kandil i drites ne erresire
dy pika shiu ne mes te vapes
ti, e dashur qe per qdo gje ke meshire
ti, moj heneza ime ne mes te nates.

Ishte muaji i bardhesise
por ai muaj nuk gjasonte me ate
ishte debora qe na i mbyllte syte
e kurora madheshtore s'kishte kohe per te.

Ti qe ishe gjithmone prane meje
moj madheshti e madherise
ti qe zoteron krahet e mia
moj mbretereshe e urtesise.

Kohe e mbrapshte, kohe pa vend
tani edhe buzeqeshja nuk shfaqej ne fytyrat tona
por ajo prape . prape se parape
shpresen e quante "pjese jona".

Ne nje bote tjeter po vija
e nje bote tjeter kishte lindur
sikur ne ate mot te vrazhde
edhe qirinjte ishin fikur.

- Jo pse kishim harruar te buzeqeshim
por ata po qendronin ketu, afer nesh
e ajo ndegjonte krismat
por prape, prape se prape afer meje .

- Nuk ka fjale per ta pershkruar
ate mall e dashuri ndaj saj
jemi te lire, e ky gezim
ndoshta do t'shpertheje ne vaj.