>
LETERSISHQIP

Leter E Erret

Mesnates se heshtur, erresires paskaj
I shkruan ai, i shkruan asaj

Nen driten e thyer te henes se paplote
Vazhdon ai shkruan, syte mbushur me lote

Mes pllajes vetmuar nje e lehme degjohet
Vazhdon ai shkruan, ska ndermend te qohet

Diku larg ajo, ende s'mund te fle
I kujtohet ai, nen qiellin plot re

Dhe ca pika shiu trokiten atje
Buzeqeshjen e embel, ajo me s'ia sheh

Me qindra letra ka nisur ai
Po s'mberriti dot, asnje ne shtepi

E kerkon ajo, e kerkon dorasin
Akrepet e viteve, kunder saj godasin

Vazhdon ai shkruan pa fill e pa shprese
Po i shkruan nenes, nje te fundit shkrese

Ne letren e erret, erresiren paskaj
Kujton ai nenen, dhe vajin e saj.