>
BIOSHQIP

Paraqitja E Azrës Nëpër Festivale

16-01-2011
Paraqitja e parë e saj para publikut ishte në vitin 2003, në Nota Fest me kengën ‘Pse ashtu më shikonë'. "Kënga tregoi sukses dhe filluan ofertat për bashkëpunim. Dëgjoheshte kënga nëpër media dhe ishte kënaqësi jashtëzakonisht e madhe" rrëfen Azra. Në festivalin e njetë u paraqit edhe në vitin 2004 me këngën ‘Merri Ëndrrat'. " Tani më, nuk isha gati për të gjithë interesimin për mua. Deri atëherë, nuk e kuptoja seriozitetin dhe respektin ndaj muzikes, me të cilin duheshte të filloj. Një vit më vonë, u tërhoqa prej botës muzikore plotësisht, duke i lënë pas vete të gjitha mundësitë potenciale për sukses në estrade. Mirëpo, muzika kishte lënë gjurmë të thella në mua. Si duket, është pjesë e imja aq e rëndësishme" tha këngëtarja nga Kumanova. Ajo është e gatshme tani të kthehet plotësisht në muzikë. "Nuk ka dyshim se më kishte munguar.Vitin e kaluar u paraqita në Polifest 2009 me kengën ‘Pse'. Këtë vit isha në Kënga Magjike 2010 me kengën ‘Me Vete'. Nuk mund të shpjegohet lumturia ime pas kthimit në skenë" u shpreh në një intervistë Azra Ibrahimi.


Paraqitja E Azrës Nëpër Festivale