>
BIOSHQIP

Azra Rrëfen Për Karrierën E Saj Muzikore...

17-07-2013
Azra Jakupi, këngëtarja e sukseshsme shqiptare nga Maqedonia (nga Kumanova), na rrëfen ekskluzivisht për këtë intervistë për karrierën e saj, për të rejat e fundit dhe jetën private. Së fundmi ajo ka publikuar videoklipin më të ri të titulluar "Zemrën me faje", në vazhdim ajo na flet më shumë rreth këtij projekti: Teksteshqip: Azra, së fundmi para disa muajsh keni publikuar këngën tuaj të re,njëkohësisht videoklipin e parë. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Azra: Videoklipi u xhirua në Kumanovë dhe xhirimi zgjati 3 ditë. Regjisor i këngës është Juliany Rec, teksti është i imi ndërsa muzika dhe orkestrimi i Flair Entertainment.



Teksteshqip: Keni realizuar mjaft këngë deri më tani që janë pëlqyer mjaft shumë nga publiku. Pse ky është videoklipi i parë që na sjellë Azra? Azra: Kur fillova të merrem me muzikë, nuk e kisha në plan të realizoj videoklipe, por as të bëj karrierë muzikore,muzika ishte vetëm hobi pasi u ktheva në vitin 2009 vendosa të jap maksimumin në këtë drejtim,pikerisht kjo këngë mori vend në zemrën time edhe pse pa modesti fallso të gjitha këngët e mia më pëlqejnë. Teksteshqip: Tekstin e këngës e keni shkruar vetë. Çfarë ju frymëzojë më shumë? Azra: Të gjitha këngët e mia kanë një dozë biografie,kjo periudhë ishte kërkim i vetës edhe pse,tërë jetën jemi në kërkim të vetës. Teksteshqip: Kënga "Merri ëndërrat",mbetet një ndër baladat më të bukura. Sa është pëlqyer dhe sa vazhdon të pëlqehet kjo këngë nga publiku? Azra: Më ka habitur fakti se njerëzit e konsiderojnë për evergreen këtë këngë,atëherë ishte hit absolut ende dëgjohet, edhe pse performimi në Nota Fest 2004 humbi prej youtube një kohë ajo që është më qesharake, shumë njerëz nuk e dinë se kush e këndon këngën(qesh). Dhe kur më njoftojnë personalisht,habiten me faktin se është kënga ime,atëherë më tregojnë se sa ende e dëgjojnë këngën. Teksteshqip: Azra ju jetoni në Maqedoni.Më çfarë merreni atje përçveq muzikës? Cili është profesioni juaj i vërtetë? Azra: Muzika është profesioni im i vërtetë (qesh) hobi e kam ligjërimin, ligjëroj në Univerzitetin e Europës Jug-lindore në Shkup dhe Tetovë.



Teksteshqip: Na flisni pak më shumë për paraqitjen e Azrës në festivale? Azra: Kam marrë pjesë në "Nota Fest 2003" me këngën "Pse ashtu më shikonë",pastaj në "Nota Fest 2004" me këngën "Merri ëndërrat",pastaj shkova në "Polifest 2009" në Prishtinë me këngën "Pse" dhe në "Kënga Magjike 2010" me këngën "Me vete". Teksteshqip: Paraqitja juaj e fundit në një festival ishte në "Kënga Magjike 2010",na flisni pak si kalove atje? Azra: Unë seriozisht desha t'i pyes njerëzit për nënshtetësi, më pranuan aq mirë, më mirë se sa pritja m'a ofruan nderin t'a hap festivalin dhe votimet, ishte një surprizë shumë impresive për mua,aq profesionalitet gjatë provave dhe organizimit nuk kisha parë para asaj, prapë do të shkoj(qesh).



Teksteshqip: A i është ofruar Azrës ndonjë duet,dhe a mund të presim ndonjë bashkpunim në të ardhmen? Azra: Nuk guxoj të flas për të ardhmen në muzikë, duke i përfshirë edhe bashkepunimet sepse përvoja flet, se unë shumë shpesh edhe nuk i dedikohem asaj me full energji, prandaj ofertat që i kam për momentin nuk do t'i diskutoj që t'i shmangem dëshprimit të atyre që presin shumë nga unë le të mbetet të shohim në të ardhmen e afert. Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë do na shpalosës. Vazhdon të mbetesh "single" ? Azra: Tani për tani... Teksteshqip: Na trego pak se çfarë do të na sjellë Azra në të ardhmen. Do të na vi me ndonjë videoklip,album apo pjesmarrje në festival? Azra: Të gjitha janë në plan, mirëpo, prapë nga përvoja e pastër, asnjëherë nuk guxoj të bëj plane, aq më tepër t'i spekuloj, sepse është në pyetje një forcë më e madhe se ajo e njeriut, që i realizon planet. Teksteshqip: Azra ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Azra: Së pari, një falenderim i madh për teksteshqip,falemnderim publik për të gjithë ata që më shkruajnë dhe përkrahin, janë motivim dhe njëkohësisht inspirim i imi.
(Teksteshqip)

Azra Rrëfen Për Karrierën E Saj Muzikore...